PS shkel hapur ligjin në Gjirokastër, kërkon ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit

Vendodhja e katër qendrave të votimit në qytetin e Gjirokastrës do të ndryshohet vetëm 4 ditë para zgjedhjeve pas një kërkese të bërë nga Bashkia Gjirokatër për KQZ për shkak të mungesës së kushteve të disa godinave të vendosura si qendra votimi.
Edhe pse në nenin numër 9 pika 2, KQZ nuk lejohet ndryshimi i vendodhjes së qendrave të votimit 40 ditë para zgjedhjeve pa një vendim specifik të KQZ kjo kërkesë është dërguar pranë KQZ nga Bashkia Gjirokastër. Kërkesë që nuk ka ende një përgjigje sesi do të veprohet realisht për situatën. Ndërsa nga çka konstatohet në terren vetëm shkolla “Bajo Topulli” në lagjen “Dunavat” ishte jashtë parametrave teknikë që përcaktohen nga KQZ ndërsa qendrat e tjera të votimit për arsye që bashkia i ka përcaktuar në kërkesën e saj është kërkuar ndryshimi pa ndonjë arsye madhore siç e kërkon vendimi i KQZ.

KERKOHET ZHVENDOSJA E 4 QENDRAVE TE VOTIMIT NE GJIROKASTER

SHKARKO APP