PS: Shlyem borxhet e trashëguara nga PD-ja

 

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka moral të kërkojë llogari, pasi është një nga përgjegjësit e shkatërrimit të ekonomisë vendase.

Kështu u shpreh sot socialisti Ervin Bushati, duke shtuar se 720 milionë dollarët borxh të trashëguara nga qeveria e mëparshme janë shlyer nga qeveria socialiste.

“Ata krijuan borxhe në spitale, arsim, rrugë, fshat e deri tek personat me aftësi të kufizuar. 720 mln dollarë borxhe të Lulzim Bashës e Sali Berishës janë shlyer nga kjo qeveri. Ndaj Luli të japë llogari për borxhet që krijoi vetë dhe qeveria e vjetër ku bënte pjesë. Ky është morali që ata që shkatëruan ekonominë shqiptare duan ta nxjerrin veten të palarë. Sot mblidhen më shumë të ardhura, 240 mln dollarë më shumë se viti i tyre më i mirë në qeverisje. Nëse të ardhurat mund të mblidhen pse PD në pushtet nuk arrinte t’i mblidhte dot. Nuk donin apo nuk dinin?”, tha Bushati. 

 

SHKARKO APP