“PS të tërhiqet nga votimi për Kodin Zgjedhor”! Kujtim Gjuzi i revoltuar në Kuvend
Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur sot kundër votimit që pritet të zhvillohet për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor. Ai tha se propozimet e 7 partive parlamentare nuk u morën parasysh nga mazhoranca dhe se ky kod nuk mund të votohet kështu siç është.
“Në qershor 7 parti politike ju dorëzuan amendamente për Kodin Zgjedhor, nuk e vutë ujin në zjarr. Mora pjesë edhe ë mbledhjen e komisionit të ligjeve ju vijoni të kontrolloni çdo gjë e më ndërprisni fjalën. Nëse nuk vendosni të zbatoni kërkesat e ODIHR që do komisionerë jo partiakë dhe do më shumë bashkëpunim mes palëve, ju po shkoni drejt diktaturës.
Është përgjegjësia juaj në lidhje me çka kërkoj. Kolegët e mi propozuan që kryetarët të jenë në 12 prefektura, ky propozim është në konflikt të hapur interesi. Sot po shkojmë drejt një mashtrimi, PS të mos e votojë sot këtë Kod. Të mblidhet në një tryezë më e madhe që situata të mos jetë më e ndezur. Ndryshe do ketë kaq shumë probleme, përgjegjësinë për të cilën do ta mbani ju (Ruçit), që tani do jeni i propozuar në qarkun Fier. Në zyrë më keni thënë do i merrni parasysh të gjithë. Kjo është skandaloze”,- tha Gjuzi.