PS thotë “Edhe Një”, Lindita Nikolla: E rritëm me 10% numrin e grave në parti
Deputetja socialiste Lindita Nikolla u shpreh se falë nismës së PS-së ‘Edhe Një’ numri i vajzave dhe grave në partinë Socialiste është rritur me 10%. Ish-ministrja ka dënuar edhe dhunën verbale kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj pak ditë më parë.
“Nisma ‘Edhe një’ e rriti me 10% numrin e grave në parti. Do të kërkoja Partia Socialiste ka besuar dhe investuar te gratë, ndaj edhe unë, pyesim veten, çfarë kam bërë që politika që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e hapur. Pse duhet të besojnë njerëzit te gratë. A pret shoqëria nga ne, që të jemi shembull. Iu bashkova PS-së në vitin 2003 si këshilltare. Nuk thashë asnjë fjalë për baltën dhe poshtërsitë që të godasin pa limit.
Nuk flas për baltën sepse frigohem se mos kthehen në barrierën e parë për shumë gra dhe vajza që duan të jenë pjesë e politikës. Përgjigja jonë nuk do të jetë me të njëjtën monedhë. Nuk ka tradhti më të madhe që i bëhet kauzës dhe misionit tonë nga dhuna verbale dhe vulgariteti sikur vjen nga gratë e politikës, si rasti i ditëve të fundit ndaj ministres së Drejtësisë. Do të ngremë zërin për problemet tona. Do të bashkëpunojmë me burrat por edhe do të përballemi me ata” tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

