PS vetëm 1 orë diskutim për dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar

Ditën e nesërme në orën 09:00 do të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Dekreti për Teatrin, do shqyrtohet 1 orë para seancës plenare, lajmin e dha Eduard Shalsi në Komisionin e Veprimtarisë.

Me dekret të datës 11 tetor Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”. Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?