PS votoi kundër heqjes së imunitetit, Bylykbashi: Laku i drejtësisë po shkon drejt fytit të Ramës

Në selinë blu u mbajt një takim me departamentin e Infrastrukturës. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se demokratët kanë nisur përgatitjen e programit të partisë për fusha të ndryshme, ndërsa komentoi edhe zhvillimet e fundit sa i përket votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. Ai e ka cilësuar si një provë që kryeministri po ndjen që “laku i drejtësisë po i afrohet”, ndërsa qeverisjen e Ramës e quajti të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Nisim përgatitjen e programit të PD për pika të ndryshme. Ajo që u përmbyll dje me turp në Kuvendin e Shqipërisë është maja e qeverisjes së Ramës, është prova që Rama nuk heq dorë dhe do të vijojë në të njëjtën linjë me vjedhjen dhe jo vetëm.

Refuzimi për të hequr imunitetin e Ballukut, është kulmimi i një procesi ku laku i drejtësisë po shkon drejt fytit të Ramës. Balluku është një model jo më histori korrupsioni pasi akuzat i qendojnë të vogla. Është një model që grabit haptazi paratë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 11 vepra janë 1,.1 mld euro. Duket se do të thellohet edhe më tej. Rama këmbëngul që Balluku nuk akuzohet për korrupsion por shkelje e barazisë në tendera. Jo më kot Rama zgjodhi Belindën, krijoi një figurë si zv. kryeministre e korrupsionit, ndërsa Agasi ishte i krimit të organizuar”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?