PS votoi kundër rezolutës për Srebrenicën/ Berisha: Rama habiti botën, por e urdhëroi Vuçiç

Nga Shkodra ku takua me demokratët në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Sali Berisha foli për rrëzimin e rezolutës që propozonte dënimin e gjenocidit serb në Bosnjë, e cila u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama habiti botën me votën kundër dhe turpëroi Shqipërinë, por sipas tij, qeveria veproi sipas një urdhëri të Vuçiç-it.

“Ata që nuk votuan rezolutën habitën botën me votën kundër. Turp për ne, por ata e urdhëron Vuçiçi. Edi Rama mendon njësoj si Dodik si Vulin, mënon si Vuçiç. Ne kemi një mision të vështirë përpara, por do të bindim çdo shqiptar që t’i dalim zot interesit tonë. Ju garantoj se ne do të fitojmë”.

SHKARKO APP