Pse Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër?

Agron Tufa bashkë me familjen e tij ka braktisur vendin dhe është larguar drejt Zvicrës ku ka kërkuar azil politik.

Kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Agron Tufa, bashkë me familjen e tij, ka kërkuar azil politik jashtë vendit.

Tufa u largua nga Shqipëria pasi kishte marrë disa kërcënime me jetë për shkak të pozicionit të tij si drejtori i Institutit.

Ai ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti që mbante dhe përmes një letre tregon të gjitha arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

“Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit u mblodh sot më datë 03.12.2019 ku u njoh me dorëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv Z. Agron Tufa dhe e pranoi atë.

Bashkëngjitur lajmit do të gjeni të skanuar deklaratën e plotë të Z. Agron Tufa dhe arsyet e tij për këtë doreheqje”, thuhet në një postim në Facebook të këtij instituti.

SHKARKO APP