Pse Basha nuk po bën fushatë për 6 marsin? Sula: Ka pritur datën zyrtare
Aktualitet E Enjte, 17 Shkurt 2022 21:09
Ndryshe nga kundërshtarët, ende Lulzim Basha nuk ka dalë në terren për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Arsyen e tregon deputeti Dashnor Sula, i cili thotë se nga nesër kreu i PD-së nis fushatën, pasi ka pritur datën zyrtare.
”Ka pritur datën zyrtare dhe nga nesër në orën 17:30 është në Rrogozhinë e më pas do vazhdojë takimet e tjera në tërësi. Ngarkesa e Bashës si lider i opozitës është më e madhe”.