Pse dha dorëheqjen Drejtori i Portit të Durrësit Selim Belortaja

Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Selim Belortaja, një propozim i LSI ka dhënë sot dorëheqjen. Në një reagim të tijin, Belortaja sqaron se nuk e ka parë të arsyeshme të vazhdonte një sforco fizike ekstreme e të përditshme pas stabilizimit të situatës post-koncesionit në Portin e Durrësit. “Dorëheqja është e vërtetë. Gjykova se pas një stabilizimi të situatës post-koncesionit në Portin e Durrësit nuk kishte shumë arsye që të vazhdoja një sforco fizike ekstreme, e të përditshme. Çdo menaxher i freskët mund të hynte e ta çonte më tej atë punë, madje më shpejt se unë”. Belortja u emërua në këtë post më 9 tetor të vitit 2013 dhe tashmë ai dorëhiqet pas 1 viti e disa muajsh punë.

SHKARKO APP