Pse e la mandatin si deputet, e kërkoi PS? Ja si u përgjigj Jurgis Çyrbja: Do kurohem
Prokuroria e Posaçme mori këtë të premte të pandehur Jyrgis Çyrbja. i cili la mandatin si deputet i PS, dy ditë më parë akuzohet për ”shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, kur drejtonte Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.
Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.
Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?
Jurgis Çyrbja: Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje.
Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht?
Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje.
Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 2228 vota.