Pse Edi Rama i frikësohet Ben Blushit?

 

Kryeministri i Australise, Tony Abbott humbi zgjedhjet brenda partisë së tij. Në garën për kryetarin e Partisë Liberale që qeveris vendin ai humbi përballë rivalit Malcolm Turnbull. Megjithëse një forcë politike në pushtet, ajo kreu zgjedhje brenda partisë dhe megjithëse kishte marrë mandatin e popullit, Abbott humbi besimin e partisë së tij. Tashmë Abbott pritet të japë dorëheqjen edhe si kryeministër dhe në krye të saj të vijë fitimtari Turnbull.

Ky lajm ka zgjuar edhe kureshtjen e koordinatorit të Partisë Demokratike Ervin Salianji që në rrjetet sociale shkroi se “argumenti i Ramës që nuk bën zgjedhje në parti me arsyetimin se “kush fiton zgjedhjet mandatohet nga populli dhe s’ka nevojë për votën e partisë” sikur s’paska vlere. Ai thotë se mbajtja e mandatit dhe qëndrimi në detyrën e Kryetarit te Partise ne shkelje te statutit e ben ilegjitim Kryeministrin Rama. “Me ç’duket, Blushi pavaresisht se eshte i “ndrojtur” dhe i le aksionet përgjysëm përsëri i fut frikën Ramës!”- thotë Salianji.(Express)

SHKARKO APP