Pse Edi Rama po garon në 6 bashki me stolin e rezervave?

Nga Kreshnik Spahiu

Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Sot Partia Socialiste shpalli kandidatët për disa bashki ku do të mbahen zgjedhje të parakohëshme. Moda e zgjedhjes grave me shumicë po vazhdon edhe në zgjedhjet lokale. Por pse Edi Rama sërish zgjodhi gra, dhe pse zgjodhi emra jo shumë të njohur për publikun?

Pa ulur aspak vlerat individuale të kandidateve, mund të themi me modesti se ato nuk janë as personalitete të Shqipërisë dhe as personazhe kryesorë të Partisë Socialiste. Gjithsesi Edi Rama ka pasur disa arsye që në 6 bashkitë socialiste po garon me stolin e rezervave:

– Socialistët e kanë fitoren në xhep dhe nuk duan të harxhojnë aspak energji në disa zgjedhje kur tre rivalët e tyre Basha-Berisha-Meta po groposin njëri tjetrin.

– Socialistët kanë avantazhin e sistemit elektoral në zgjedhjet lokale ku s’njihet balorazhi. Pra grave socialiste nuk ju duhet 50% + 1 vota, por mjafton të dalin të parat përnall rivalve. Në këtë mënyrë mund shpallen fituese edhe me 30% votave ose më pak….

– Socialistët, janë kujdesur mos shoallin burra, sepse 1/4 kandidat në zgjedhjet e tjera ju doli me probleme të ligjit dekriminalizimit. Përzgjedhja e grave minimizon rrezikun e pa-pastërsisë figurës.

– Socialistët po kurojnë imazhin përballë ndërkombetarve dhe nuk kanë nevojë të vjedhin vota në këto zgjedhje. Ata po trajtojnë ndeshje si një garë stërvitore.

– Socialistët me këto kandidatura po i japin një shanc Lulzim Bashës që mos shkrihet komplet si parti por të ketë mundësi marr 10%-20% votave.

– Socialistët, do kujdesen që zgjedhjet të jenë model dhe mos kontestohen, por edhe mos ketë tensione kua ata të mos jenë palë. Ata do përpiqen që Berisha, Basha dhe Meta të shqyejnë njëri-tjetrit.

Në fund të zgjedhjeve socialistët do bindin elektoratin, që vota këtej e tutje, është e hedhur dëm nëse voton për tre çerek partitë e legenosura të opozitës bardh e blu. Më datë 7 Mars ditën e mësuesit, Edi Rama do dalë para nxënsve politik dhe do thotë: “PS fitoi ndeshjen me stolin e rezervave, përballë tre rivalëve të cilët kanë disa ndeshje që marrin karton të kuq, por ska burrë nëne apo bir k*rve që ti përjashtojë jashtë fushe”.

Tre humbësit kronik, do vazhdojnë dhunshëm të jenë në lojë, por këtë rradhë nuk do akuzojnë Edi Ramën për masakër zgjedhore, por do fajsojnë njëri- tjetrin si bashkpontorë të Ramës.

Në datë 8 Mars gratë socialiste do hyjnë në 6 bashki, ndërsa gjysëm-gratë demokrate do përleshen buzë lanës, kush do mbajë celsat e SHQUP si dikur kur çdo funeral apo xhenaze politikanësh organizohej në oborrin e saj me arkivol në mes…..

SHKARKO APP