Pse i fale gjobat? Rama: Gjithkush meriton një shans të dytë
Falja e gjobave për këmbësorë dhe automjete gjatë periudhës së pandemisë gëzoi shumë të ndëshkuarit por edhe shkaktoi polemika të shumta rreth seriozitetit të këtyre masave.
Opozita ka akuzuar kryeministrin se gjobat kanë qenë të paligjshme dhe duke qenë të tilla Rama nuk ka falur asgjë, por nuk ka bazë ligjore për vjeljen e tyre.
Por vetë shefi i qeverisë në një komunikim live me qytetarët dha versionin e tij për këtë akt, duke u shprehur se të gjithëve duhet tu jepen një shans i dytë dhe mundësia që të startojnë të barabartë me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal që parashikon masa të ashpra deri në heqje lirie për shkelësit e karantinës.
Edi Rama: Gjobat dhe ndëshkimet nuk janë qëllim në vetëvete, nuk janë si fatkeqësisht i komentojnë disa, një mënyrë për të mbushur arkën e shtetit. Për ne gjobat e vendosura për këtë situatë që janë të rënda për individin nuk është se shteti ka ndonjë përfitim financiar, përkundrazi janë të pallogaritshme nga kjo anë. Por kaluam kodin e ri penal që përshkallëzon masat e penalizimit duke çuar deri në heqje lirie të personave që shkelin rregullat e karantinimit apo protokollet e sigurisë në aktivitetin e tyre tregtar.
Duke pasur parasysh të gjithë stresin e madh, gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të një situatë të befasishme e pamë të arsyeshme që atyre njerëzve që u nxituan, që gabuan, tu japim një shans të dytë dhe një mundësi të barabartë në kushtet kur startojmë me kodin e ri penal. Zbatimi i ligjit, respektimi i rregullave të sjelljes dhe edukatës nuk bëhen se dikush mund të kapë gabim pro është gjëja e duhur që duhet bërë.
E kam të kollajshme kur them burrat duhet të rrinë në shtëpi ditën e dielë dhe nënat me fëmijë duhet të dalin, të dal sepse mund t’ja dal që të mos gjobitem por unë nuk dal. Kur them se Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar që të shtunë dhe të dielë të rrimë brenda që unë të dal por mbyllem në shtëpi dhe me koston që thonë shih çfarë frikacaku ky rri në shtëpi. Dhe nuk më vjen fare keq që dikujt tjetër që e shkeli rregullin ju fal për t’ju dhënë një mundësi e dytë sepse nuk mendoj se e bëra ngaqë mund të më kapin por është gjëja e duhur. Nuk mund të na vijë keq apo zili se dikush që bën një gabim falet për atë gabim.