Pse i hodhët poshtë propozimet e Artan Fugës? Gjinushi: Bëmë reformën më të çertifikueshme

Në emisionin “Aktualitet” të Bejdo Malos në Fax News ishte i ftuar kryetari i Akadaemisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ku ka folur për emërimin e tij në krye të kësaj detyre dhe kontestimet që ka marrë.

Ai u pyet se pse janë hedhur poshtë propozimet e akademikut Artan Fuga lidhur me reformimin e Akademisë së Shkencave, ndërsa Gjinushi e ka mohuar se është hedhur poshtë ndonjë propozim duke dhënë këtë argument:

“Debati për platformë është për të filluar reformën e jo për të filluar si qëllim më vete. Që nga momenti që projektuam projektligjin me konsultim me gjithë anëtarët e asamblesë. Do s’do reforma u bë me diskutime të hapura me institucionet e arsimit të lartë por edhe me akademitë europiane. Ishte reforma më e çertefikueshme. Pasi është bërë projektligji që u pretendua me një platformë që s’kishte lidhje fare me projektligjin.

As nuk është ulur poshtë, as nuk është ngritur lart, sepse është e pamenaxhueshme. Ne u përpoqëm të shikojmë se cfarë ka dashur të thotë dhe çfarë ka thënë, sepse shumica e atyre që trajtonte, pavarësisht nga mënyra e të shprehurit, ishin çështje të statutit. Statuti e rregullon veprimtarinë e brendshme të institucionit. Kemi thënë se gjithçka që është projektligj, nuk klasifikohet si ligj. Ka qenë vetëm një pikë, kjo platforma fillimisht nuk ishte e përpunuar, në muajt e fundit u shtua një dispositive. Nga një reformë për akademinë, u hoqën institutet, dhe u vendos një kriter që mbi 75-vjeç nuk lejohej emri i propozuar ndërsa nga kjo moshë u bë 68-vjeç. Unë kam thënë se më është dhënë rastit të merrem dy herë me Akademinë, që mazhoranca e atëhershme futi një kriter antikushtetues për ta zhbërë Akademinë në 2007, dhe tani tenton ta bëjë tjetra, se kush se di. Reformë është çfarë bëhet me ligj, dispozitat kalimtare  kanë për qëllim ndonjëherë të zbatohen si platformë pa cënuar ligjin”, tha Gjinushi.

SHKARKO APP