Pse i lejon Bashkia qentë pa masa mbrojtëse? Rrezikohet 8 vjeçari

Një fëmijë 8 vjeç u kafshua nga një qen i racës “Pitbull” duke marrë plagë në këmbë, teksa po luante në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë.

Babai i djalit, Marius Spahia, rrëfeu për News 24 se fëmija i tij është traumatizuar nga sulmi i qenit, pa maskë mbrojtëse.

Ai tregon se djalin e dërgoi në Spitalin Ushtarak dhe tani do të bëjë vaksina të kushtueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” – tha i ati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marius Spahia tregon se i zoti i qenit qëndroi tërësisht indiferent ndaj kësaj ngjarje të rëndë.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.

Vete 8-vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.

“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” – tha djali.

Marius Spahia e tij e ka ndarë këtë ngjarje në rrejtet sociale ku qindra komentues të indinjuar , kërkojnë urgjentisht marrjen e masave nga bashkia. Ky prind bën thirrje për të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët e tyre.

“Kur të dalin me fëmijët e vet të marrin masa mbrojtëse. Të marrin armë me vete. Të mbrojë fëmijët e tyre, të mbrojë familjen e vet.” – u shpreh Marius Spahia.

Në mbarë botën ka një debat mbi rrezikshmërinë e qenve agresivë si “pit bull”, “doberman” apo racat e tjera të kësaj natyrë dhe madje në disa vende mendohet që ata të mos lejohet të mbahen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?