Pse Irani po e sulmon Shqipërinë?
Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama. Ministria e Jashtme e Iranit i konsideron “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Pse po e sulmon Irani Shqipërinë?
Vendimin e Shqipërisë për të pranuar iranianë të cilët ndodhen në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rebeluar Teheranin zyrtar. Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë janë strehuar në të ashtëquajturin qyteti Ashraf 3, në Manëz të Durrësit. Ky kamp shërben si çati për rreth 3000 muxhahedinë. Ata janë pranuar nga Shqipëria pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinë, ndërsa kryeministri Edi Rama ra dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë.
Sulmet e parandaluar nga Irani
Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm nga kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua. Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.
Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë. Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga irani ishte planifikuar një sulm terrorist. Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.
https://kohajone.com/keshilltari-prane-biden-telefonon-ramen-shba-mbeshtet-shqiperine-pas-sulmit-kibernetik-te-iranit/
https://kohajone.com/reagon-nato-per-largimin-e-ambasades-iraniane-nga-tirana-ne-solidaritet-me-shqiperine/