Pse iu refuzua viza prokurorit? Ja përgjigjia e SHBA-ve

Ambasada e SHBA-ve e ka argumentuar refuzimin e vizës për kryeprokurorin e Durrësit me faktin se nuk ka arritur të provojë se ka lidhje të forta për t’u rikthyer në Shqipëri pas vizitës së përkohshme në SHBA.

“Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA. Këto lidhje, përfshi ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA”, thuhet ndër të tjera në shkresën e ambasadës amerikane që i është dorëzuar Agron Gjanës, publikuar sot nga “Gazeta Shqiptare”.

 

SHKARKO APP