Pse Klement Balili, s’u dorëzua dy vjet më parë? Avokati: I kurseu shtetit bukën e burgut për dy vjet

Klement Balili është sjellë në Tiranë mesditën e sotme. Në një prononcim për median avokati Theodhori Sollaku tregoi dhe pse Klement Balili nuk ishte dorëzuar dy vite më parë kur ishte firmosur urdhër ndalimi.

Megjithese nuk ishte argument kryesor serish duhej permendur.

Theodhori Sollaku: “Çdo të bënte këto dy vjet?! Shteti do të paguante ushqimin, fjetjen, do mbante policë për ta ruajtur në burg. Kostoja e një të burgosuri është gati 50 euro. Por kjo është dytësore, jo e rëndësishme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati pretendon se as në këtë fazë, nuk ka prova që ta implikojnë klientin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theodhori Sollaku: Provat për fat të keq janë të dyshimta. Nuk ka asnjë implikim nga asnjë dëshmitar. Nuk ka asnjë bisedë telefonike të përgjuar. Pretendohet për një numër telefoni grek i përket shtetasit balili, ndërkohë si në Shqipëri dhe në Greqi kush blen një numër telefoni identifikohet me kartë identiteti dhe në këtë aspekt akuza ngelet e dyshimtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?