“Pse më gërvishte makinën…”/ Si nisi sherri në Elbasan, mbrëmë përfundoi me plagosjen e vëllezërve “trafikantë”

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dy vëllezxërve mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 vëllezër, Erand dhe Egis Bekteshi, të cilët rezultojnë persona me precedentë penalë. Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit dhe pas sharjeve me fjalë, gjithçka përfundoi në përdorimin e sendeve të forta. Autorët janë shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Fax raporton se sherri mbrëmjen e djeshme është i lidhur me një konflikt që nisi 9 muaj më parë, më 26 shkurt të këtij viti. Po në lagjen “Haxhias”, gjatë një konflikti për motive të dobëta u qëllua asokohe shtetasi Erand Bekteshi, pa pasoja për jetën. Policia arriti të identifikojë autorët, ndërsa njëri prej tyre, 25 vjecari Rafael Greca u arrestuar më 23 shtator të këtij viti ndërsa mbetet në kërkim miku i tij E.T. Më 26 shkurt kanë qenë duke lëvizur me makinë, kur Erand Bekteshi i ka gërvishtur automjetin pas një konflikti mes tyre dhe ata iu përgjigjën me të shtëna armësh.joq

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?