Pse Mirela Kumbaro akoma është ministre kulture?!*

 

Nga Bledi Mane.

Per nje ngjarje kulturore ka nevoje keto dite jo vetem imazhi i Shqiperise por edhe vetë ne shqiptarët. Kohet e trazuara qetesohen kur ngjyrat dhe arti vallëzojnë së bashku e ndersa Mynihu bavarez i Gjermanise mbytet çdo dite nga vala e emigranteve, dje kishte pakez vanitet fin mesdhetar pa brengen klasike. Kryeministri artist shqiptar Edi Rama shfaqi dje nje Shqiperi më pak te drobitur në syte e botes por tu them te verteten une mezi po e prisja kete rast per ta atakuar. Per dreq paramendova ish kryeministrin doktor Sali Berisha qe 8 vjet rresht semuri spitalet e ketij vendi dhe pa seder profesionale nen lekure nuk shëroi sikur edhe nje poliklinike te vetme. Me kryeminister te ri fringo piktor, te pakten Galeria Kombetare e Arteve keto 2 vjet pushtet do te kishte nje pamje tjeter fasadore. Ejani me mua ne udhetimin e rradhes te shohim nga afer shtepine e katandisur mjerisht, shtepine ku fle thesari kombetar i artit pamor në zemer të Tiranes.

Mos reagoni si të lënduar sepse nuk jemi as në shkollat e Librazhdit e as në berbehanet e Vlorës. Jeni 200 metra larg parlamentit, 230 metra larg bllokut dhe 269 metra larg kryeministrisë. Po ministre kulture ende Mirela Kumbaro vazhdon te jetë?

*Titulli është i redaksisë

SHKARKO APP