“Pse nuk flet askush për Dr. Shpëtim Ymerin?”

 

Tritan Shehu ka reaguar për një ngjarje, për të cilën po flitet shumë: dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Shkodrës, Shpëtim Ymeri.

Ky i fundit u largua pak më shumë se një muaj pasi kishte marrë detyrën.

PD thotë se ai është dhunuar nga një deputet i LSI dhe njerëz të Keti Bazhdarit, kandidate e PS për Bashkinë e Shkodrës.

“Prej rreth dy ditesh shkruhet e flitet per nje agresion te formave te ndryshme ndaj kolegut tone, drejtorit te Spitalit te Shkodres, Dr. Shpetim Ymerit.

Per me keq per kete akuzohet nje deputet i atij Qarku.

Nga ana tjeter pikerisht ne keto momente Dr.Ymeri jep doreheqjen nga posti I drejtorit, pa dhene asnje shpjegim.

E gjithe kjo histori me shqeteson se tepermi.

Se pari te “flitet” per dhune, e cdo forme qofte kjo, ndaj nje mjeku te nderuar eshte e pa faleshme, kriminale.

Aq me shume ndaj nje drejtuesi te nje prej institucioneve me te rendesishme shendetesore te vendit.

Se dyti me shqeteson edhe me shume doreheqja e kolegut e shoqeruar kjo me nje heshtje per “ngjarjen”.

As nuk e konfirmon ate dhe as nuk e mohon ne menyre eksplicite.

Kjo eshte realisht edhe me alarmuese,” shkruan Shehu në FB.

SHKARKO APP