Pse nuk mbajte një qendrim për Haradinajn? Rama thumbon ish-kryeministrin e Kosovës

Gjatë bashkëbisedimit të gjatë që pati me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi as pyetjeve lidhur me situatën në Kosovë, dhe qëndrimin e tij për Ramush Haradinaj.

Rama tha se vlerëson Haradinajn për kountributin e tij të dhënë në luftë, ndërsa dorëheqjen e tij e konsideroi një lëvizje taktike.

Pse Edi Rama nuk mbajti një qendrim për Haradinaj, ndërkohë që foli vetëm për luftën e UÇK-së?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Është gjëja më normale më duket mua, se te lufta e UÇK-së përfshihet dhe Ramush Haradinaj dhe jep apo jo dorëheqjen është një çështje politike dhe taktike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raport me luftën unë e konsideroj Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqin si anëtarë të një lufte cllirimtare, e cila nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?