Pse nuk pati një takim Kurti-Rama? Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës: Ulet me ato që do të rregullojë raportet
Sot kryeministri Edi Rama ishte në Kosovë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani, por nuk pati një takim me Albin Kurtin. Rama ka qenë i pranishëm në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës ka sqaruar arsyjen. sipas tij, Rama erdhi në Prishtinë dhe u takua me ato që do të rregullojë raportet.
“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor.
Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore.
Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të qeverisë së Kurtit.