Pse nuk po vijnë refugjatët? Qendra e pritjes në Shëngjin është gati, media duhet të marrë leje në Romë

Qendra e pritjes së refugjatëve është gati për të pritur azilkërkuesit e parë që pritet të vijnë në 20 gusht në vendin tonë.

Është e pamundur që media të hyjë në brendësi të qendrës së pritjes pasi duhet leje nga komuna e Romës. Kjo qendër do të shërbejë për përpunimit të kërkesave për azil, ndërsa atyre që do t’iu refuzohet do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Në Portin e Shëngjinit janë bërë gati të gjitha qendrat e pritjes nga shërbimi mjekësor te sallata e pritjes. Marrëveshja me Italinë për azilkërkuesit pritet të zgjasë 5 vite, ndërsa kapaciteti është që nuk mund të përpunojë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

SHKARKO APP