Pse nuk po zbardhen krimet zgjedhore? Dervishi: Drejtësia me dy standarde
Gazetari Lutfi Dervishi, thotë se drejtësia shqiptare është me dy standarde kur vjen puna te ndëshkimi i krimeve zgjedhore.
“Kur ka parregullsi në nivelin më të ulët të komisionerëve, aty drejtësia është e shpejtë dhe efektive. Kur janë të përfshirë zyrtarë të lartë, si ministrat, SPAK-u e konsideron “patate të nxehtë” dhe ia kalon prokurorisë së rretheve. Dosja e Dibrës u katandis “kokoshi një thelë”.
Nëse nuk ka ndëshkim të nivelit më të lartë të keqbërësit, atëherë është e kotë. Është drejtësi me dy standarde dhe SPAK-u është strukturë e ndrojtur ndaj krimeve zgjedhore”, deklaroi Dervishi.