Pse nuk shkoi Alibeaj në komisionin e Zgjedhores? Basha: Nikolla dhe Rama kishin gati skenarin
Lulzim Basha sqaroi pse bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj nuk ishte prezent sot në mbledhjen e parë për komisionin e reformës zgjedhore. Ai tha se Nikolla dhe Rama kishin skenar që të krijonin një tjetër përplasje mes demokratëve, si ajo mes Bardhit-Nokës e Açkës.
”Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart.
E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje”, tha Basha.