Pse nuk u mblodh Këshilli i Mandateve? Bardhi: Po presin të zgjohet Rama, se është në Amerikë
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku sipas PD duhet të merret autorizimi për arrestimin e deputetit Ervin Salianji.
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Salianjit. Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Salijanin që më pas të njoftohet seanca për vakancën.
I pyetur nëse ka marrë përgjigje, Bardhi tha: “Jo, sepse Edi Rama është në Amerikë dhe nuk është zgjuar akoma. Dhe po presin të zgjodhët Rama që të marrin urdhrat e tij”.