Pse nuk u pa në PD? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish-presidentit, jo si kryetar partie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve të ndara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë. Kurti tha se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër. Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se i njoftoi nga afër dhe më me hollësi përfaqësuesit kryesorë të shtetit.

Kurti është pyetur pse nuk u pa në PD. Ai u shpreh se takimi me Metën nuk ka qenë në cilësinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, por si ish-president. Kurti tha se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish- presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik”,-tha Kurti.

SHKARKO APP