”Pse parakalove”, çunat e Shkodrës marrin kallashin
Një sherr mes të rinjëve mund të ishte kthyer në tragjedi. Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi i është drejtuar me kallash shoferit të një makine, i cili bëri një parakalim të gabuar. Nën hetim janë vënë katër persona të tjerë pasi kanë tentuar të fshehin armën e 28-vjeçarit.
Sipas policisë mësohet se falë ndërhyrjes është bërë i mundur parandalimi i një konflikti mes një 23 vjeçari dhe 28 vjeçari, ky i fundit gjatë largimit ka marrë e vete edhe një tip arme automatik që më pas e ka hedhë në rrugë.
Të rinjtë që kanë një jetë luksoze si çunat në Bllok në Tiranë, me makina luksoze, me pasuri të çuditshme për një adoleshent, janë problem që Policia duhet të kishte nisur me kohë kontrollet.
Rinia ka problemet e saja, por një qeveri që di dhe ka elementët e duhur, rininë tonë e çon në një dimension tjetër, larg sherreve banale, larg një shoqëri që brenda ka njerëz që të prekin, dhe të cënojnë. Është koha që ndoshta çunat e Bllokut të kalojnë në një Vetting, pasi janë potencialisht një rrezik.