Pse përfunduan në spital fëmijët, zbardhet ngjarja në Kavajë

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e Kavajës. Katër fëmijë kanë shfaqur shenja helmimi në një shkollë në Golem.

Fillimisht u raportua se ata janë dërguar në spitalin e Kavajës me shenja intoksikimi. Ndërkohë dy ambulanca nga Tirana u nisën drejt Golemit.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur me një spraj, nga ata që përdoren për vetëmbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy djem dhe dy vajza janë përfshirë në lojën e rrezikshme, duke ia drejtuar njëri-tjetrit sprajin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja alarmoi autoritetet arsimore dhe shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?