Pse po djersin kaq shumë kryeministri Rama?
Kryeministri i vendit Edi Rama doli sot në një konferencë të gjatë, siç e ka zakon. Kryeministri Rama mes të tjerash tha se Partia Socialiste fitoi, megjithëse rezultati ishte i qartë që pa nisur votimet.
“Mes politikës së forcës dhe forcës së politikës. Mes Shqipërisë së vjetër dhe fosileve të historisë të Shqipërisë që duam për të gjithë fëmijët e kësaj bote. Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi qytetaria, fitoi shpresa. Fitoi Shqipëria e nesërme europiane. Humbi politike e së djeshmes e politikës pa din e iman. Është fitorja më e vështirë që mbaj mend. 30 qershori po ikën paqësisht”, u shpreh mes të tjerash Rama.
Por çfarë e djersiti kaq shumë kryeministrin e vendit, vapa apo për faktin se as vetë socialistët nuk dolën ta votoni?
KOHA JONË SONDAZH

