Pse po vetëvriten pacientët në spitalet covid? Nisin hetimet

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së  pacientit 60 veçarit pak pas mesnatës së 29 nëntorit duke u hedhur nga kati i dytë i spitalit covid “Shefqet Ndroqi”

Ndërsa policia mësohet se ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Verifikime janë duke u kryer dhe nga prokuroria jo vetëm për rastin e kësaj të hënë, por dhe për 4 rastet e tjera.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se për të vetmin rast që janë ndërprerë hetimet ka qenë vetëvrasja e 65-vjeçarit Hasan Mira nga Klosi, pasi nuk është konstatuar pakujdesi në mjekimin e pacientit.

Këtë të hënë në spitalin Covid-2, të gjithë shtretërit janë të ezauruar, ndërsa 2 ambulanca qëndrojnë jashtë me pacientë të infektuar.

SHKARKO APP