Pse policia dështoi në banesën e Ervis Martinajt? Eksperti i kriminalistikës tregon arsyjet

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e cilëson të vonuar lëvizjen e policisë, e cila një ditë më parë zbarkoi në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe. Për të një person si Ervis Martinaj, i cili është kthyer në fantazmë për policinë, nuk do shkonte në banesë për të takuar familjarët e tij.

“Unë e quaj lëvizje të vonuar pasi në aspektin kriminal, për mendimin tim, çfarë ka pasur për t’i ikur, çfarë ka pasur për t’u shmangur, për t’u larguar që mund të përbënte problem që ta kompromentonte atë, janë asgjesuar. Për një njeri që u bë fantazma e policisë, nuk do shkonte atje. Edhe nëse do shkonte, do merrte masa.

Më tepër më duket, sipas gjykimit tim, si masë parandaluese, që pala e Ervis Martinajt duke përfshirë njerëz të afërt të gjakut të tij, të mos reagojnë ndaj palës që ata mund të mendojnë që ka gisht në zhdukjen e tij, Unë e gjykoj si një masë parandaluese, masë presioni, këtë e mbështes edhe me faktin që nuk ka asnjë të ndaluar”, theksoi ai.

SHKARKO APP