Pse pritet një valë e tretë? Brataj: Virusi po shpërndahet në fshatra

Prej ditësh është duke folur për një valë të tretë të Covid-19. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se e parashikon këtë valë të tretë për shkak të grumbullimeve nga partitë politike, ku nuk respektohen masat anti-covid.

“Nuk po respektohen masat. Ka grumbullime të vazhdueshme. Mua më shqetëson më shumë fakti i spostimit drejt qyteteve të vogla apo fshatrave të largëta që ishin thuajse të virgjëra. Vala e tretë nuk do të jetë asnjëherë si e para apo e dyta.

Do të ketë një rritje fiziologjike, por asnjëherë ajo situatë që është parë në nëntor apo shkurt-mars. Më shqetëson fakti që nuk shoh asnjë parti politike që të bëjë thirrje, ruani distancën, mbani maska, por vazhdon ajo vala.

U drejtohem qytetarëve, nuk mund të jemi kaq të papërgjegjshëm, pasi pasojat janë të mëdha. Edhe Izraeli që është vendi i parë në botë në për vaksinimin, por sërish vdekshëmria është e lartë. Edhe nëse ke bërë dozën e parë apo të dytë, nuk të përjashton që të përhapësh virusin”.

SHKARKO APP