Pse Rama e hoqi Ballën nga Ministria e Brendshme? Iris Luarasi: Nga zërat e brendshme thuhet se…

Me ardhjen e shtatorit kanë nisur edhe emisionet politike në vend. Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar lëvizjet në qeveri, që u bënë publike në Kongresin e PS-së së mbajtur në fund të korrikut. Në studion e Top Story, Iris Luarasi tha se këto lëvizje kanë qenë praktikë e Ramës që kur ai mori qeverinë.

Ajo tha se për lëvizjen e Taulant Ballës nga ministria Brendshme, nga zëra seriozë brenda PS thuhet se kjo ndodhi për shkak se ai do të drejtojë fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

”Nuk mendoj se kishte ndonjë gjë të re përveç emrave jo politikë. Këtë gjë Rama e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme. Kemi ministren Koçiu, e cila nuk vjen nga strukturat partiake.  Të tre prurjet e reja si ministra, ishin drejtorë të rëndësishëm, por jo politikë. Nga zërat e brendshme seriozë thuhet se Taulant Balla duhet për të udhëhequr fushatën e socialistëve”,-tha Luarasi.

Largimi i Taulant Balla shkaktoi njëfarë habie, por me kalimin e kohës, do të shikohet nëse analistja Irisi Luarasi ka të drejtë apo jo, pra se ai u lëviz që të ishte në frontin e parë të fushatës politike parlamentare.

Ndërkohë që të vertetën e di vetëm një njeri, ai quhet Edi Rama.

SHKARKO APP