Pse s’i përgjigjet akuzave të Berishës? Basha: Boll thika njëri-tjetrit se na ka hyrë hasmi në shtëpi

Akuzave të vazhdueshme nga Sali Berisha, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos i kthejë përgjigje dhe sot në një takim me të rinjtë, ish-kreu i PD-së ka pasur një asye të fortë pse ka vendosur që të heshtë.

“Nuk kam heshtur se nuk kisha çfarë thoja, për sulmet, akuzat apo personin që përmende, kam zgjedhur që të hesht për plagët që shkaktonte çdo sulm të demokratët dhe çfarë do që thoja do i thellonte këto plagë sepse asnjë sulm nuk kanë buruar nga ai, por kanë qenë sulme që më janë bërë nga Edi Rama dhe kundërshtarët e tij”, u shpreh Basha, referuar akuzave që kanë ardhur nga Berisha, mes tyre edhe për çështjen e lobimit rus.

Nga ana tjetër, ish-kreu i PD-së tha se parimisht është dakord që t’u kthejë një përgjigje atyre që hedhin baltë mbi figurën e tjetrit, por thekson se në kushtet kur pala tjetër nuk rresht së bëri akuza, atëherë nuk ia vlen që t’u kundërpërgjigjet. Sipas tij, kjo do të sillte mungesë shprese kur politika merret me njëri-tjetrin dhe jo me hallet e qytetarët. Basha pati një mesazh për demokratët. “Boll me thikën ndaj njëri tjetrit sepse na ka hyrë hasmi në shtëpi”, përfundoi ish kryedemokrati.

SHKARKO APP