Pse të infektuarit dalin negativë në testime? Skënder Brataj flet për variantin Omicron

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka shpjeguar përse shumë persona që mund të jenë të prekur nga varianti Omicron i koronavirusit, rezultojnë negativë në testet e kryera. Sipas tij, këto teste janë krijuar për të detektuar format e para të virusit.

Brataj u shpreh se çdo person që ka simptoma duhet të izolohet.

Në lidhje me përhapjen e Omicron, Brataj shtoi se sa më shumë viruse të tjera të jenë në terren, domethënë që ky variant është duke u zhdukur

“Është folur gjithmonë për forma të ndryshme dhe teste të ndryshme. Por nga një variant në tjetrin ndryshon ndjeshmëria ndaj tamponit pasi ai është krijuar për format e para të virusit. Fakti që del negativ nuk duhet ta përjashtosh.

Nëse ke simptoma gripi nuk duhet të shkosh në punë sepse ngjitës është edhe gripi.

Duhet të mendojmë gjithmonë që kemi Omicron. Diagnozat janë në klasifikimin ICD10. Raporti është i lidhur me mjekun e familjes dhe specialistin. Deri në 14 ditë është e drejta e mjekut të familjes”, tha Brataj në ABC news.

SHKARKO APP