Pse u arrestua kryebashkiaku i PS në Bulqizë? Berisha: Nuk pranoi të ikte dhe donte të rikandidonte

Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Sali Berisha foli edhe për arrestimin e kryetarit socialist të Bashkisë së Bulqizës. Sipas tij, Lefter Alla u arrestua sepse nuk pranoi të largohej dhe donte të rikandidonte më 14 Maj.

“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 mln Euro, narkomanin e Bulqizës? A e dini ju pse e arrestuan? E arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ja mbanin dosjen.

Por ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë truall për të vjedhur, për të ndarë para. Burgosen vartësit, nuk burgoset ai që është kryesori. Këta vjedhin, vjedhin të gjithë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?