Pse u krijua “Ilirian Guardian”? Nxitimi i ministrisë së Brendshme
Ish-kryeministri Sali Berisha dha alarmin se dikush po tenton të falimentojë RTV Ora dhe Ora News.
Në rrjetin social “Facebook”, Berisha publikoi dje denoncimin e një qytetari të ardhur në adresë të tij I cili zbulon skandalin si po planifikohet ky falimentin.
Sipas këtij denoncimi dje është bërë një debat në ministrinë e Brendshme. Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15 mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve.
“Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora Neës me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minute” shkruhet në denoncimin e Berishës.
Por çfarë është Ilirian Guardian dhe pse u krijua?
Ilirian Guardian është një kompani shtetërore që ofron sistemin e sigurisë dhe ruajtjen e disa prej objekteve shtetërore. Është krijuar në 2019 me vendim të KM me kapital prej 10 milionë lekësh. Si objekt të punës ka marrjen e ruajtjes së institucioneve shtetërore por dhe private nëse ata e kërkojnë.Deri tani ka hapur tre tendera.”
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj në raportimin e tij tregon tenderat që kjo kompani ka fituar: