Pse u largua sot? Besa Shahini: Ja lashë Ramës të zgjidhte

Ky 14 shtator do të mbahet mend gjatë që viti i ri shkollor nisi me largimin e Besa Shahinit si Ministre e Arsimit. Ajo thotë se vendimi nuk është i menjëhershëm por zbulon se ja la lirinë kryeministrit Edi Rama që të vendosi ai datën se kur do të ikte nga ky post.

“Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nëse nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte. Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë, mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojmë. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm”, tha ajo në ”Open”.

SHKARKO APP