Pse u mërzitën socialistët nga dalja e Fatos Nanos si i koritun?
Nga Gëzim Podgorica
Pse do mërziten socialistët? Pas daljes nga humbëtira të Fatos Nanos, socialistët do mërzitën vërtet e do thonë: U kthye përsëri ky i humburi i harruar! Paska ardhur të marrë ndonjë llokmë qyl e do fillojnë të shajnë! Se socialistët tamam i mbajnë mend gjërat, e mbajnë mend Fatosin tek shkumëzonte ndaj Edi Ramës, e mbajnë mend edhe kur i lëpihej për t’u bërë President dhe i kërkonte që të mos e nxirrte për ta pritur Saimir Tahirin se fyhej…E mbajnë mend kur filloi një tur në të gjithë Shqipërinë kundër Edit, e mbajnë mend kur ia ngushtonte hapësirat e kandidimit, kur përpiqej të bënte ironi dhe megjithëse ai mjeshtrisht ia vuri emrin Robert Çimçakizi….
E Robert ,Robert, në Shkodër thonë një fjalë: Burri ka gjithmonë kohë në dasht me u koritë! Shyqyr zotit që Ti nuk u korite mbrëmë, e ke kryer me kohë procesin e koritjes!