Pse u rikthye Berisha në politikë? Këlliçi: Vendimi i Bashës më 9 shtator

Pse është rikthyer Sali Berisha në politikën, por më së shumti për të marrë frenat e PD-së? Deputeti Belind Kelliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelit, thotë se vendimi erdhi si pasojë e hapit që bëri Lulzim Basha më 9 shtator, kur e përjashtoi nga grupi parlamentar.

”Unë kam përshtypjen se Berisha ishte i tërhequr për jetën e tij private dhe nuk doli asnjë ditë në fushatë, nuk ka qenë asnjë ditë në terren. U desh nëntë shtatori që Berisha të detyrohej të kthehej në politikën aktive pas përjashtimit nga Basha, kjo është në gjykimin tim. Lëvizja foltore prodhoi 6 Marsin.

Problemi është që 6 marsi ishte një tregues i qartë ku 37 përqind shqiptarët i besuan Koalicionit të Lirisë. A do doja unë që sot të isha alternative brenda PD? Do kisha dashur ta kish iniciuar unë këtë nismë por nuk e kam patur mbështetjen e Berishës për një mijë arsye. Unë personalisht e kam parë lëvizjen e foltores si të vetmin instrument për të bërë ndryshimin në PD.

Berisha ka qenë i tërhequr në këto tetë vite opozitë, nuk ka bërë vaki që ne në lidershipin e Bashës të ulemi e të flasim drejtëpërdrejt me njëri tjetrin”.

SHKARKO APP