Pse u rritën rastet me Covid-19 në Shqipëri?
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19. Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku shprehet se situata është nën kontroll.
I pyetur për mutacionin e Covid-19, pra për variantin britanik, Simaku thotë se nuk është identifikuar asnjë rast i tillë në vendin tonë.
“Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore”.