Pse u vra babai i dy fëmijëve? Pistat kryesore është Holanda dhe hakmarrja

37-vjeçari Fatjon Dervishi, babai i dy fëmijë mbeti i vrarë, teksa po kthehej nga një lokal nate për në banesën e tij në zonën e Katund Sukthit. Organet ligjore mbeten në pritje të informacionit të Interpol Tiranës për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit, kanë ngushtuar rrethin e hetimit.

Prishja e pazareve të drogës mbetet pista kryesore e hetimeve. Kjo lidhet nga hetuesit pas informacionit të deritanishme që kanë siguruar në koordinim me homologët holandezë, ku ka rezultuar se viktima ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia po heton edhe në pistën, krim i ndodhur për motive hakmarrje për shkak të të vëllait të tij, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë zhdukjen e një personi në Spanjë.

Grupi hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike. Ndërsa të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, pasi nuk kanë gjetur element për t’i implikuar në ngjarje.

SHKARKO APP