Pse vetëm gratë i shpëtojnë Vetting-ut?

Sita e Vetting-ut, përveç se po tregon anën e kalbur të sistemit të Drejtësi, po zbulon dita-ditës se të pastëra ka ky proçes do dalin vetëm gratë. Asnjë prokuror dhe gjyqtar mashkull nuk e ka kaluar testin e pasurisë. Nga ana tjetër, shumica e femrave prokurore dhe gjyqtare e kanë kaluar testin e pasurisë.

Nga avancimi me procesin e Vetting-ut, varet ngritja e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërkaq, ngritja e KLGJ dhe KLP i hap rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, konkretisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tek këto organe janë përqendruar të gjitha pritshmëritë dhe shpresa për shembjen e murit të pandeshkueshmërisë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?