Psikologët të papunë, Ministria nuk i afron nëpër shkolla

Pas ndryshimeve ligjore, që prej vitit 2016 psikologët që kanë mbaruar detyrimet akademike mbahen peng nga ministria e arsimit për tu punësuar. “Ligji i psikologut i vitit 2016 e specifikon që çdo psikolog që përfundon dy ciklet e studimit në psikologji duhet të bëjë dhe një vit praktikë profesionale dhe pas një viti duhet t’i nënshtrohet provimit të shtetit. Ndërkohë që deri më tani jemi në procedura për realizimin e provimit të shtetit”.

Në një mori shkresash që Urdhri i psikologut i ka dërguar ministrisë së arsimit e ne kohën e ministres Lindita Nikolla apo të Besa Shahinit për përmbushjen e detyrimit ligjor për të realizuar provimin e shtetit, e fundit lidhet me një kërkesë bashkëpunimi për të mos penalizuar psikologët pa licencë që të punësohen në shkolla.

Përpjekjet për zgjidhjen e kësaj problematike nga Urdhri i Psikologut do të vazhdojnë, teksa shpresa mbetet te ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi që t’i jap fund zvarritjes së punësimit të psikologëve të rinj.

SHKARKO APP