Publikimi i përgjimeve, Gjokutaj: Tani ato janë “folk parade” në duart e popullit

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisoionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se media nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit me publikimin e përgjimeve, ndërsa theksoi se  tashmë ato disqe janë folk paradë në duart e popullit.

Pjesë nga biseda në studio: 

Gjokutaj: Urdhëri i prokurorisë për ndalimin e publikimit është i paligjshëm jo vetëm nga ana formale, por në thelb. Është njësoj sikur të nxjerrësh sot një ligj dhe të thguash ndalohen vjedhjet. Ligji nuk urdhërohet të zbatohet. Padijenia e ligjit nuk të shpëton ty nga përgjegjësia. Ka një teknikë në juristprudencë. Ligji është i zbatueshëm automatikisht. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji: Është shkelur ligji me publikimin e tyre?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjokutaj: Ky urdhër është një gënjeshtër. Nga media nuk ka asnjë shkelje. Media është marrë me këtë punë dhe e ka transmetuar. Tani këtu ka një element tjetër, i kësaj radhe është që këtë e ka transetuar një media e huaj, me të cilën nuk merren dot as prokuroria shqiptare, as qeveria shqiptare, askush. Por ky urdhër ka një vlerë të madhe pozitive. Vërteton se ato disqe janë “kallo e fortë”, janë shumë të dhiumbshme. Do ti dhembi prokurorisë se i kanë lënë të skadojnë këto përgjime janë afateve proceduriale. Kanë dy vjet që këto disqe mbahen të fshehura dhe tani këto kanë vlerë popullore dhe janë “folk parad”.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?