Publikimi i të dhënave personale, Basha: Skandal! Shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje nuk ekzstion më, është kthyer në pronë private

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në Ora News ka deklaruar se publikimi i të dhënave personale të qytetarëve ditët e fundit është një skandal.

Basha thotë se ngjarja e fundit tregon se shteti shqiptar me kryeministrin në ikje dhe një grup njerëzish që e drejtojnë nuk ekziston më.

Sipas tij, kjo është një arsye më shumë pse më 25 prill do të votohet për opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘’Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish  nuk ekziston më. Kjo është një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të shqiptarëve që janë të etur për ndryshim, por do të përfshijnë  shumë socialistë.’’- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?