Publikimi i tezës së Gjuhë Letërsisë, reagon Kushi: E njëjta dorë..
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka reaguar disa minuta më parë rreth publikimit të tezë së provimit të Letërsisë dhe Gjuhës në rrjetet sociale.
Maturantët po zhvillojnë ditën e sotme provimin për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.
Provimi po zhvillohet në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit.
“E njëjta dorë që kërkon të destabilizojë procesin, por procesi po shkon shumë mirë deri më tani”, ka thënë Ministrja e Arsimit për mediat.
Kujtojmë se një ditë më parë, Kushi ka deklaruar po të njëjtën gjë për provimin e Anglishtes.
“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon”, tha Kushi ditën e djeshme për publikimin e tezës së Anglishtes.